A është Kim në kërkim të një burri të ri pas ndarjes nga Kanye?

By

Çifti bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar dhe janë në mes të procedurës së ndarjes.

Tani, një burim afër tyre foli për mënyrën se si po shkon divorci dhe nëse Kim do që të bëjë ndonjë të dashur përsëri.

“Kim dhe Kanye po shkojnë mirë”, tha burimi për revistën People. “Ata të dy kanë qëndruar besnikë ndaj zotimit të tyre për ta bërë situatën sa më të mirë për fëmijët”.

“Kim është shumë e lumtur që kanë arritur t’i mbajnë gjërat qetë. Ajo mendon se Kanye është baba i mirë dhe do që ai të jetë në gjendje të kalojë kohë me fëmijët aq sa do të dëshirojë”.

Ndërkaq, një burim tjetër foli po ashtu në lidhje me atë nëse Kim do të lidhet sërish me dikë.

“I pëlqeu të dilte në Miami dhe u ndje përsëri vetvetja. Kim është shprehur gjithashtu se nëse personi i duhur do të vinte ajo do të ishte e interesuar të lidhej sërish. Nuk do ndonjë gjë serioze së shpejti, por i pëlqen të njihet me njerëz”, tha burimi për kanalin E!

Artikuj të ngjashëm