Në vitin 2008 si 22 vjeçare ajo vendosi të hyjë në ‘Big Brother’ që atëbotë zhvillonte në Shqipëri edicionin e parë.
Aventura në këtë reality-show për Ilda Gegën dhe publikun që e ndoqi u mbajt mend gjatë për sherrin me një prej banoreve që degradoi në dhunë dhe përjashtim nga aventura.
Por, ku është tash bukuroshja, 10 vite pasi u bë e njohur për të gjithë shqiptarët?
Ajo jeton sërish jashtë Shqipërisë, në Amerikë ku duket se shijon jetën vetë e dyta, tashmë në një romancë të konsoliduar.
Përkundër se ka kaluar një dekadë, Ilda duket se nuk ka ndryshuar aspak../Prive.al/