Ndërhyrjet kirurgjikale janë një temë për të cilën Soni Malaj është përfolur shpeshherë.
Këngëtarja e cila aktivitetin e saj po e shtrin edhe në Liban përmes këngëve dhe koncerteve kohëve të fundit ka dallime të theksueshme në pamjen e saj.
Hunda dallohet të jetë dukshëm më ndryshe krahasuar me disa foto të Sonit të një viti më parë kur ajo ishte pjesë e jurisë së X Factor Albania.
Nëse pamja nuk është produkt i fotoshopit, kjo ndërhyrje e supozuar kirurgjike mund të jetë e dyta në po të njejtën pjesë pasiqë për operacion në hundë, Soni ishte përfolur që në vitin 2008 edhe pse në sytë e shumëkujt ajo ishte në rregull edhe pa intervenime. /Prive.al/