Femër e fuqishme dhe e pavarur që gjërat i bën vetë.
Kështu ka dashur të identifikohet tash e një kohë këngëtarja Bleona Qereti e cila që prej ndarjes së famshme me Ganiun nuk është se ka gjetur vend në media për dyshime apo lidhje të vërtetë me dikë tjetër.
Një mashkull pranë vetës duket të mos ketë qënë fushë ku ka pasur fokusin Bleona por duket se gjërat kanë ndryshuar pak!
Tone më romantike janë thënë nga vetë këngëtarja në postimin e fundit në rrjete sociale.
‘Unë dua të bi për ty por nuk jam e sigurt nëse ti do më kapësh’ – deklaron Bleona në postimin e fundit.
Të ketë gjetur dashurinë por është ende e pa sigurt?! Hmmm… /Prive.al/