Është një ndër emrat më të komentuar aktualisht në shtypin rozë. Kandidati që po pretendon ta marrë karrigen e të parit të shtetit, z. Ismet Hebibi ka një plan të qartë.
Fryma e tij është ajo amerikane meqenëse adhuron këtë kontinent dhe punën që kanë bërë presidentët e këtij shteti.
I pyetur nëse do të legalizonte shtëpitë publike përgjigja ishte thjesht nëse është legale në Amerikë do jetë edhe në Kosovë.
Nuk la pa komentuar as stilin e flokëve për të cilin u shpreh se daton shumë herët që nga gjimnazi ushtarak dhe influenca e asaj kohe nga Beatles.
Material nga gazetari VLORIJAN HALILI