A do të jetë kënga e radhës e Vedat Ademit bashkëpunim me Dafina Zeqirin?!

By

Shume i dashur dhe i kërkuar nga publiku i Shqipërisë, por kjo nuk e bën Vedatin më pak të dëshiruar nga ai kosovar.
Këngëtari që tash e 12 vite jeton dhe punon në Shqipëri , në një intervistë për emisionin Prive shpalosi realizimin e këngës dhe videoklipit të tij të ri me titull “Nuk Falë”

Nuk jemi mësuar ta shohim me bashkëpunime të shpeshta, sidomos me këngëtare të gjinisë së kundërt, por i  pyetur nga Prive se me cilën këngëtare Vedati do të mund të bashkëpunonte, pa hezitim parapëlqen Dafina Zeqirin teksa thot se ngjyrat e zerit të tyre kanë  mjaft ngjashmëri mes vete. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm