A do ikë nga Klani? Ermali sapo foli për herë të parë

By

Që prej vitit të kaluar, e ardhmja televizive e Ermal Mamaqit është në pikëpyetje.

Në Shtator 2018, Prive.al pati raportuar për herë të parë për pakënaqësitë që humoristi i njohur ka me televizionin Klan i cili në sezonin që lamë pas e spostoi edhe në orar programin e tij ‘Xing me Ermalin’.

Së fundmi, portalet kanë shkruajtur që largimi është pothuajse definitiv dhe pronari Frangaj nuk do t’i rinovojë kontratën tre vjeçare e cila tashmë mund të llogaritet e skaduar. Madje, Indeksonline raportoi se do jetë një emision i Bes Kallakut, Olsi Bylykut dhe Marina Vjollcës ai i cili do të zë kohën e Mamaqit.

Ky i fundit, në intervistë me Bora Zemanin, për të parën herë ka pranuar mundësinë e largimit nga televizioni Klan, në të cilin u zhvendos me shumë bujë në vitin 2016. I pyetur mbi këtë pjesë, Ermali e ka lënë të hapur largimin.

Tani na mbetet vetëm të shohim se çfarë do të na sjellë Shtatori në këtë drejtim. /Prive.al

BISEDA E PLOTË

BORA: A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?

ERMALI: Do vazhdojë patjetër, besoj.

BORA: Do të vazhdojë në Klan?

ERMALI: Po, besoj, patjetër në Klan (qesh)

BORA: Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?

ERMALI: Po, mund të jetë një gjë tjetër.

Artikuj të ngjashëm