A do i ftojë në dasmë fëmijët e Shkëlzenit? Armina Mevlani përgjigjet për ndjekësit

By

Në mes të muajit tetor, me datë 14, blogerja e famshme shqiptare Armina Mevlani e zyrtarizoi lidhjen e  saj të kamotshme me fejesë.

Në një ceremoni ku u ftuan vetëm miqtë e ngushtë e familjarët e asaj dhe Shkëlzen Berishës, ajo u fejua me dashurinë e jetës së saj, djalin e ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës.

Tani pas fejese, sigurisht pritet martesa dhe nuk ka shpëtim, vetëm vonim. Meqenëse fejesa u bë më intime, dasma sigurisht do jetë më e madhe si ceremoni ndërsa fansat kanë kërkuar të dijnë nëse Armina do i ftojë fëmijët e Shkëlqenit nga martesa e parë?

“Sigurisht, me të vërtetë i dua”, ka thënë Armina, duke u përgjigjur në pyetjen se “a do i ftojë fëmijët e tij në dasmën e saj?”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm