Shpesh herë dëgjojmë fraza të shndërruara tashmë në klishe të fillimeve të reja në vite të reja.
Por, nëse është një njeri që këtyre premtimeve i ka shkuar deri në fund, të paktën për pamjen, atëherë pa dyshim se personi në fjalë është Rudina Magjistari.
Prezantuesja simpatike e programit të pasdites në Klan ka vendosur të ‘tradhëtojë’ imazhin stoik të bjondes prej shumë vitesh.
Magjistari ka lyer flokët e saj në nuanca portokalli, siç e ka zbuluar vetë përmes një fotografie të shkrepur nga xhirimet e emisionit të parë të saj për 2020-ën.
‘Vit i ri, pamje e re’ – shprehet Rudina në postimin e bërë i cili është pasuar me shumë komente të ndjekësve të saj, mes tyre edhe fytyra publike të cilat e kanë komplimentuar për pamjen e re.
Po juve, si ju duket më mirë? Na thoni mendimin tuaj. /Prive.al