Çka i bëri bashkë Mozzik dhe Capital T?

By

Janë dy prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë.

Capital T dhe Mozzik pa dyshim se përbëjnë disa prej emrave më kryesorë të skenës që diskografisë shqiptare i dhurojnë në vazhdimësi, shumë hite.

Por, deri tash nuk i kemi parë bashkë më herët.

Përjashtim është bërë sonte kur dy reperët kanë pozuar në një fotografi të njejtë, në një dasëm të miqve të përbashkët që duket të ketë qenë arsyeja e mbledhisë.

Pas fotografisë, të shumtë kanë qenë ndjekësit në rrjete sociale që kanë potencuar se një bashkëpunim mes dy djemve do të ishte ide e qëlluar. Pa pikë dyshimi! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm