Kanye thotë se kandidimi për president ia rrezikoi martesën me Kim

By

Reperi i njohur, Kanye West, beson se kandidimi i tij president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020 ishte pika e kthimit në martesën e tij më yllin televiziv, Kim Kardashian.

Kim, sipas TMZ-së, të premten kishte aplikuar për divorc nga Kanye pas shtatë vjetëve martesë.

Një burim për People kishte thënë se 43 vjeçari iu kishte shkruar njerëzve pas lajmit për divorcin dhe u kishte thënë se kandidimi i tij për president ia ka rrezikuar martesën e tij.

West dhe Kardashian i filluan krizat e tyre nga gushti i vitit të kaluar, pasi reperi pati disa çrregullime emocionale, shkruan People.

Artikuj të ngjashëm