Këto ditë festash kanë qenë të mbushura me urime të shumta në rrjete sociale, të cilat pashmangshëm kanë ardhur edhe nga fytyrat publike.
Megjithatë, një emër i njohur i muzikës shqiptare nuk ka vepruar njejtë dhe për këtë gjë, ka kërkuar mirëkuptim në mënyrë indirekte.
Fjala është për producentin Don Arbas, vëllain e këngëtares së njohur Arta Bajrami i cili përmes një postimi ka sqaruar se nuk e feston e as nuk e uron Vitin e Ri, si për të shmangur çdo lloj të keqkuptimit mes tij dhe rrethit të njerëzve që i njeh.
Besohet se ky qëndrim buron nga orientimi dukshëm më fetar të cilin producenti e ka marrë viteve të fundit duke iu përkushtuar në mënyrë më të devotshme fesë.
Teksa secili jeton e vepron me bindjet e tij, pa dyshim se edhe ky qëndrim i Don Arbasit duhet mirëkuptuar në formë të plotë./Prive.al