Për ditët e fundit të këtij viti, Yll Limani vjen me një surprizë për fansat

By

Po hyjmë në një vit dhe dekadë të re dhe të gjithë fansat e Yllit e kanë edhe një arsye më shumë për të festuar.

Ashtu pa zhurmë shumë, ai paralajmëroi një projekt të ri me një insert të shkurtër  që postoi në Instagram.

View this post on Instagram

👼👼👼

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

Projekti i ri pason këngën “Ski me m’pa” e cila fillimisht rrodhi në internet por që më vonë këngëtari publikoi edhe versionin zyrtar, pas shumë kërkesave.

Prive merr vesh që kënga do të titullohet “Engjëj” dhe që do të publikohet këto ditë para vitit të ri.

Kujtojmë që Ylli do të jetë prezent edhe në edicionin festiv “Prive Reality” – e cila do të transmetohet në televizionet tuaja më 1 janar nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe paralelisht edhe në kanalin zyrtar të Prive në platformën Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm