Pas suksesit me këngën e fundit, Kida me sa duket e ka në plan të përmbyllë vitin me një projekt të ri.
Këngëtarja shumë e pëlqyer shqiptare ka marrë rrugë drejt Turqisë bashkë me ekipin e saj për të xhiruar një videoklip të ri.
Ajo vetëm muajin e kaluar publikoi projektin e saj muzikor “Mall” ku ajo u shfaq për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj në një imazh më ndryshe.
Kurse tani, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një insert të shkurtër se si do të duket videoklipi i saj duke shkruar, “Së shpejti”.
Ndiqni insertin më poshtë që i takon videoklipit të këngës së re të titulluar “Moti”. /Prive.al