45 vjet të Shkurte Fejzës në skenë festohen me koncert madhështor në Klan Kosova

By

Në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës sonte nga ora 20:30  mbahet koncerti solistik i ikonës së këngës burimore shqipe, Shkurte Fejza.

Nën udhëheqjen artistike të Afrim Sadikut, Shkurte Fejza e shoqëruar nga orkestra prej 15 instrumentistëve, do t’i interpretoje live, për dy orë,  para publikut, hitet e saj që i bëri gjatë karrierës së saj 45 vjeçare.

E veçanta e koncertit të sontëm është edhe festimi i karrierës katër dekadëshe e gjysmë të Shkurte Fejzës.

Biletat për koncertin mund t’i gjeni në të gjitha pikat e Art Motion dhe në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm