Në kohë të vështira si ato të luftës, pa dyshim se janë tejet të nevojshme mënyra për të mbajtur moralin dhe motivin lart.
E për shumëkë atëbotë, kënga ka qenë një prej alternativave të duhura.
Këtyre historive i është rikthyer përmes një postimi deputeti i LDK-së, ish-Komandanti Anton Çuni i cili ka rrëfyer se ushtraët e UÇK-së e kanë nisur dikur ditën me këngën ‘Djali i Kosovës’ të Edona Llalloshit.
Krah këngëtares dhe prindërve të saj në një vizitë në Prizrenin e bukur, Çuni është shprehur:
‘Me këngën “Djali i Kosovës” të Edona Llalloshit, e nisnin ditën luftëtarët e lirisë që po përgatiteshin për në front, ushtaret e UÇK’s në QSU Papaj, Tropoje. Detajet që na frymëzonin në ato kohëra, na bashkojnë fort me protagonistët. I nderuar dhe i lumtur që me Edonen dhe prindërit e saj, sot shijuam mbrëmjen në Prizrenin e bukur.’.
Fotografitë nga ky takim nuk kanë munguar. /Prive.al