Kuraja në gjendje të rëndë

By

Edis Kurajës, pas dy dite qëndrimi në QKUK, i është komplikuar gjendja dhe nga mjekët e tjerë të ndërrimit i është kërkuar t’i bëhet CT-ja dhe aty kanë ardhur në përfundim se Edisi ka gjakderdhje të brendshme – thyerje të legenit, katër unaza dhe disa brinjë.

Familja kanë kërkuar që ai të transferohet në Shkup, ku me të arritur i është nënshtruar operacionit të parë.

Ai të dielën në orët e vona të natës është operuar në Shkup, ku i është ndaluar gjakderdhja dhe e ka vazhduar tretmanin.

Të mërkurën Edisi do të operohet në këmbën e majtë dhe përsëri në pjesët abdominale për t’i larguar hematomat që janë brenda.

Kuraja të premten mbrëma teksa po kalonte rrugën, në afërsi të ish-objektit të “Rilindjes” u godit nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe.

 

Artikuj të ngjashëm