Ka tash e dy ditë që po përflitet për largimin e papritur të Renato Mekollit nga ‘Hell’s Kitchen’.
Një lajm i tillë u tha edhe nga televizioni dhe autorja e programit mirëpo e vërteta duket të jetë ndryshe.
Prive.al ka arritur të kuptojë përmes burimeve të sigurta se nuk bëhet fjalë për largim përfundimtar të shefit nga sezoni i dytë i programit.
Bëhet fjalë thjesht për një lojë që ndryshon pak dinamikën e spektaklit duke vënë në sprovë konkurentët dhe publikun për të tërhequr vëmendjen e nevojshme pas ndërprerjes së transmetimit të diktuar nga tragjedia e 26 Nëntorit.
Shef Renato edhe më herët ka luajtur kartën e pushtimit të portaleve me lajme të largimit, njejtë siç veproi edhe Luana Vjollca e cila në nisje të këtij sezoni të ‘Shiko kush luan’ paraprakisht përhapi lajmin e pavërtetë të largimit të Fifit nga roli i këngëtares së emisionit.
Në kohët ku po jetojmë, tendenca për të thithur audiencë përmes xhiros së lajmeve senzacionale në portale është një gjë e pashmangshme dhe tashmë janë bërë një varg ngjarjesh që na dëshmojnë një gjë të tillë. /Prive.al