NIN, së shpejti nis sezonin e dytë

By

Nisi rrugëtimin në tregun mediatik shqiptar me 2 Nëntor të vitit 2015 si një alternativë e programeve që transmetohen në televizionet tona.

Ndryshe prej serialeve turke dhe latine, NIN me Alaudin Hamitin në Klan Kosova solli një frymë të re që u prit shumë mirë nga publiku.

Në periudhë të shpejtë kohore, ‘Ndrrimi i Natës’ u shndërrua në programin më të ndjekur të fashës kohore në vetëm një sezon.

Gati pas një pushimi, stafi i emisionit tashmë është gati për sezonin e dytë i cili nis së shpejti.

Termini do jetë i njejti, prej orës 21:40 në Klan Kosova nga e Hëna në të Mërkurë me Alaudin Hamitin.

 

Artikuj të ngjashëm