Në vitin 2017, Anxhela zuri vendin e parë në “Kënga Magjike” me këngën “E çmendur” dhe tani u rikthye në edicionin e këtij viti.
Anxhela për herë të parë bashkëpunoi me treshen e shumëkërkuar Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov për këngën “Dikush i Imi”.
Pikërisht bashkëpunimi me këtë treshe e shtyan atë të hyjë përsëri në garë në “Kënga Magjike”.
“Është hera e parë që bashkëpunoj me ta. Ishte një bashkëpunim shumë i bukur për mua do bëjë edhe bashkëpunime të tjera sigurisht me Armendin sepse ai është një nga kompozitorët dhe artistët e mi të preferuar.” – shprehet Anxhela duke vazhduar, “Kjo ishte këngë që duhet kënduar në atë skenë, kishte të gjitha parametrat.
Ndiqni intervistën e saj të plotë për Prive. /Prive.al