Kylie Jenner harxhon një sasi të madhe parash për sigurinë.
Sipas babait të saj, Caitlyn Jenner, Kylie shpenzon rreth 300 mijë dollarë për mbrojtje çdo muaj.
Caitlyn foli për sigurinë e familjes gjatë një interviste të fundit duke thënë: “Betohem se Kylie shpenzon diku rreth 300 mijë ose 400 mijë dollarë në muaj. Një ton parash”.
Nëse nuk e dini, Kylie ka shitur pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës në vlerë prej 600 milionë dollarë.
Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.
Kylie thotë se po shnndërron markën në një ”qendër ndërkombëtare të bukurisë”.
Forbes raportoi se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.
Kryetari i bordit të Coty e quajti Kylie një “ikonë të ditëve moderne, me një sens të jashtëzakonshëm të konsumatorit të bukurisë”.