Sot feston ditëlindjen djali i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushit.
Ajo hyri në Instagram për t’i ndarë disa fotografi bashkë me fëmijën e saj dhe për t’i shkruar fjalët më të mira të një nëne.
“Gezimi i mamit m’u befsh 100 vjec!!! Nuk ka dite qe te mos e falenderoj Zotin per ty.
Je bekimi i jetes time dhe kur duhet te flas per ty une bllokohem, sepse me te vertet nuk ka fjalet te duhura per ty. Vetem nje te mete ke ti, ke nervat e mamit qe jane te padurueshme 🤦🏽♀ ama jane reagime sh te sinqerta 😂 sidomos situata kur ne zihemi dhe une e marr me seriozisht se ty 😂😂😂…
Te kam thene qe diten kur linde, vazhdoj ta them dhe do ta them per shume kohe, qe ne te dy do te rritemi sebashku…
Je drita e syve te mi, je bota ime, njeriu im pergjifmone!!! Te ka mami mbret!”, ka shkruar Dushi teksa postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe urime të shumta.
Nëse nuk e dini, Adrola është ndarë nga bashkëshorti me të cilin ka djalin Troi dhe vazhdon të jetë një nënë beqare./Prive.al