2po2 na ktheu na vitet e ’90-ta me disa foto që publikoi në llogarinë e tij në Instagram.
Me kominoshe, syze dhe kapelë e flokë të kapur bishtalec, reperi postoi një foto nga viti 1995 – e në fotoja tjetër ku shihet duke mbajtur dy posterë të reperit të ndjerë Tupac Shakur, është shkrepur në vitin 1999.
Reperi edhe në shtator kishte publikuar një foto nga po e njejta dekadë – si dedikim të veçantë për ditën kur Capital T mbajti koncertin madhështor në sheshin Nëna Terezë.
Kujtojmë që projekti i fundit nga reperi ishte “Borëbardha” në bashkëpunim më nipin reperin Capital T. /Prive.al