Ja me kë po bashkëpunon Flori për këngën e re

By

Ishin bërë disa muaj që Flori i kishte munguar skenës tonë me prurjet e tij. E koha që kishte pauzuar si duket i kishte ndihmuar atij të karikonte artistllëkun e tij.

Në fillim të këtij nëntori, ai hyri në llogarinë e tij në Instagram duke publikuar disa inserte të shkurtra të dy këngëve. I dha ndjekësve të tij një shije se si tingëllojnë këngët – dhe i pyeti ata të zgjedhin njërën.

Mes këngëve “Mbaroj” dhe “Thjesht të du”, ai me 8 nëntor publikoi këngën “Thjesht të du” të realizuar edhe vizualisht.

Një këngë tejet romantike që celebron jetën e një çifti që martohen, të cilët ishin edhe vetë protagonistët e videoklipit.

Mumajesi, fitues i vjetëm i ‘Kënga Magjike’, morri pjesë përsëri në edicionin e këtij viti – por në një formë tjetër.

Me muzikë dhe tekst të Florit, Eneda Tarifa konkurron në festivalin ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Ma zgjat dorën’.

E sot, një postim i tij në Instagram na ngjalli shumë pyetje. “Doja” sonte në Youtube – shkruan ai në postim.  Asnjë detaj më tepër në lidhje me projektin.

View this post on Instagram

? !

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Mirëpo shokët dhe njëkohësisht kolegët e tij, Bruno dhe Klajdi na zbuluan se me kë po bashkëpunon Flori.

Fjalët që kishin qarkulluar për ca kohë, rezultuan të jenë të vërteta – Flori po sjell këngë me Arilena Arën, e që do të publikohet sonte.

Ndjekësit e tij mezi po presin këngën sonte dhe lusin artistin që të mos i llastojë në këtë mënyrë pastaj të zhduket me muaj! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm