Kida mezi po pret të dëgjojmë këngën e saj të re

By

Dhjetë ditë më parë Kida publikoi projektin e saj të ri muzikor “Malli” – këngë për të cilën ka bashkëpunuar më K-Master dhe Strike Beats dhe Sekuencë Studio për videoklipin.

Kurse teksti ishte punuar nga Lyrical Son, Erno dhe vetë Kida.

Në videoklip Kida shfaqet tërësisht me një version tjetër të vetes dhe sot me anë të një postimi në Instagram ajo tregoi se nuk e ka ndërmend të ndalet – për më tepër mezi pret që ndjekësit dhe fansat e saj të dëgjojnë se çfarë po përgatit ajo.

“Ata më thanë të jem e qetë, por si mund të jetë dikush i qetë në një situatë sikur kjo? Mezi pres ta dëgjoni këngën e radhës.” – ka shkruar Kida.

Mund të themi që ndjenja është reciproke, sepse dëgjuesit e muzikës së saj njashtu mezi presin të degjojnë se çfarë ka gatuar Kida. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm