Nuk ka dyshim dhe askush nuk mund ta mohojë që Xhensila është e bukur dhe tejet e ëmbël. Me një sjellje shumë pozitive, jo të gjithë mund ta besojmë këtë – madje argumentet kanë degraduar deri në ‘ajo vetëm shtiret’.
Por për një intervistë për Prive ku u kthye pas disa kohe, ajo pati mundësinë qe të rrëfehej se si realisht ndihet ajo – pasi që një akuze të tillë ajo e kishte dëgjuar shpesh kohë pas kohe, që nga paraqitjet e saja të para.
Duke e cilësuar veten si një grua më të pjekur se sa fillimet e saj, ajo tani zgjedh se çfarë mund t’i pengojë asaj – duke thënë se një gjë e tillë kishte ndikuar tek ajo në fillimet e karrierës:
“Më përpara e kam pasur shumë problem këtë pjesën që njerëzit kanë qenë dyshues dhe skeptik. Unë nuk kam pasur skandale, sepse unë kështu kam qenë gjithmonë, sepse unë këtë fytyrë kam pasur gjithmonë – dhe thoja ‘Pse duhet të ndodhi kjo?’. Unë nuk jam shenjtore, askush nuk është. Unë kam qenë gjithmonë shumë korrekte në jetën time dhe shumë korrekte karshi njerëzve që më kanë rrethuar gjithmonë. Tani jam bërë më shumë moskokëçarëse, kam fituar më shumë siguri në vetvete dhe kjo as nuk më intereson – se çfarë mendojnë të tjerët. Kam filluar të ndjek vetëm atë shpirtin tim, zemrën time dhe rrethin tim të ngushtë.”
Pastaj ajo vazhdon të tregojë se sa i rëndësishëm ishte dhe është rrethi i ngushtë në ndërtimin e saj si karakter.
“Ata të duan nganjëherë më shumë se ç’do ti veten, sidomos mamaja ime, sidomos Besi. Tani që kam Ajkën tani e kuptoj që po mund të duash më shumë tjetrin se sa veten. Kështu që tani kam filluar të dua dhe veten dhe njerëzit që më duan përreth, e për të tjerat nuk më intereson fare.”
Intervistën e saj të plotë për Prive mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al