Pasi lajmi mori dhenë, Eni publikon foton e parë në pritjen e ëmbël

By

Së fundmi u bë publik lajmi i pritjes së ëmbël të Eni Koçit. 

Këngëtarja e njohur është shtatzënë për herë të parë, pas vitesh në lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Genc Prelvukaj. 

Ajo është në muajt e parë, por përkundër këtij fakti ka zgjedhur që në rrjete sociale të postojë rrallë, dhe kur bën një gjë të tillë, kryesisht të hedhë fotografi të vjetra nga pushimet paraprake.

Por, në fundjavë, ajo e ka hedhur fotografinë e parë pasi lajmi mori dhenë. 

Eni është treguar e kujdesshme për të mos ekspozuar barkun. 

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur një veshje të gjerë sportive që mbulonte gjithçka. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm