Ndër çiftet më të përfolura në mediat rozë, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi ishin prezent në hapjen e madhe të dyqanit “Comodita Home” në Vlorë.
Me shumë batuta dhe humor ata dëshmojnë që lidhja e tyre është më e fortë se asnjëherë!
Romeo që po xhironte me telefonin e tij kishte në fokus Jonidën dhe thoshte nga fjalët më të bukura dhe më të ëmbla.
Por që ju mendoni se ja drejtonte asaj, jeni gabim ose të paktën ashtu deshi dyshja që ju të mendoni.
Me Jonidën në fokus ,“Kush qenka këtu?!” thotë Veshaj me plot entuziazëm – por që doli të kishte fjalën për shokun e tij Xili që kishte kohë pa e parë.
Prapë me Jonidën në fokus të kamerës, Veshaj thotë “ Wow çfarë gjeta o Zot i madh. Po me ty fle çdo natë, dua të të prek! A mund të të prek?” – dhe Jonida që mbetet e habitur duke thënë “Seriozisht e ke ti? Si fle me mua çdo natë dhe do të më prekësh?” – Por që Veshaj kishte fjalën për jastëkun mbrapa Jonidës!
Kjo ishte një mënyrë shumë lozonjare që dyshja të tregonin natyrën e lidhjes së tyre. E që të dy duke pasur shumë sens humori, duket se janë përshtatur shumë si çift.
Më poshtë mund të ndiqni materialin e plotë që kanë përgatitur Ora Shtatë në Klan Kosova. /Prive.al
Ora 7 – "Comodita Home" me pikë të re në Vlorë – Klan Kosova
Ora 7 – "Comodita Home" me pikë të re në Vlorë – Klan Kosova Është gazetarja Shqipe Berisha, ajo e cila sjell storien rreth hapjes së pikës më të re të "Comodita Home" në qytetin e Vlorës.
Gepostet von Ora Shtate nê Klan Kosova am Sonntag, 10. November 2019