Reperi Noizy i cili përgjithësisht është pasivizuar kohëve të fundit duke publikuar më pak projekte e duke bërë poashtu më pak zhurmë në publik duket se ka bërë gati një super bashkëpunim.
Sipas të gjitha gjasave, ai ka bashkëpunuar me Gue Pequeno, reperin italian 38-vjeçar.
Ka qenë ky i fundit që ka lënë të kuptohet një gjë e tillë përmes postimeve në InstaStory në të cilat ka paralajmëruar se diçka e re po vjen me Noizyn.
Gue, aktiv që nga 1999-ta numëron një varg të hiteve në Itali që kanë dominuar top-listat duke zënë vendet e para. /Prive.al