Kaq vota mori në zgjedhje ‘drenicaku’ i ‘O sa mirë’

By

Zgjedhjet e 6 Tetorit sollën paraprakisht një varg të aderimeve nëpër parti politike të fytyrave publike.

Këngëtarë, frizerë, aktorë e modele zgjodhën subjekte të ndryshme politike për të rrugëtuar me to.

Një ndër ta ishte edhe aktori i ‘O sa mirë’, Jeton Zogiani i cili iu bashkua AAK-së të Haradinajt.

Ndryshe prej shumicës dërmuese, Jetoni hyri edhe në lista duke kandiduar për deputet.

Aktori i “O sa mirë” dështon keq  – Vetëm kaq vota ka arritur t’i marr

E sa vota mori aktori në këtë garë?

Sot, me shpalljen zyrtare të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kuptuar se Jetoni nuk ka arritur të grumbullojë më shumë se rreth 900 vota në këtë garë.

Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës pas këtij rezultati i cili mund ta ketë dekurajuar në këtë rrugëtim të ri që zgjodhi ta bëjë nga muaji Gusht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm