Artistja e njohur shqiptare merr një vendim interesant për Halloween

By

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në festën e Halloëeen.

Derisa në botë kjo natë nis të festohet ditë më herët dhe përzgjidhet kostumi më i mirë sidomos në mesin e të famshmëve, në trojet shqiptare festohet vetëm më 31 tetor.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka marrë një vendim interesant për këtë vit.

Derisa ajo ka publikuar disa fotografi të saj ndër vite nëpër performanca të ndryshme, ajo tha se këtë vit do të dalë pa grim meqenëse e tha me shaka se gjithë jetën është maskuar.

“E Kam vendosur . Po mendohesha se si do tè maskohesha të enjten per Halloëeen. Meqënëse gjithe jetën e kam maskuar veten si pèr “Halloëeen ” 😂 Zgjidhja e vetme më ka ngelur te dal pa grim fare.
Keshtu do t”ju tremb të gjithéve më në fund”, ka shkruar ajo.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm