Vajza mbahuni: Justin Timberlake sapo i bëri dedikimin romantik gruas dhe është i adhurueshëm

By

Nëse ju ka rënë ta përcillni këngëtarin Justin Timberlake në Instagram e në intervista, tashmë do e keni kuptuar se sa i dashuruar është ai në gruan e tij.

I martuar prej vitesh me aktoren amerikane Jessica Biel, ata bashkë kanë edhe një djalë.

Ndërsa meqë ajo feston sot ditëlindjen, Justin ka vendosur ta shfaqë anën e tij romantike duke i bërë bashkëshortes një dedikim shumë romantik.

Image result for justin timberlake and jessica biel

“Partnerja ime në këtë gjë të quajtur jetë… ti je qenia njerëzore më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë. Ti më bën të qesh, të buzëqesh dhe ta dua jetën më shumë se që ndonjëherë kam menduar se do ta dua. I gëzohem cdo momenti me ty dhe mezi po pres të kaloj më shumë vjet të tilla. Urime ditëlindjen. Të do bashkëshorti yt”.

Timberlake po ashtu ka zgjedhur disa fotografi me partneren, të cilat i kanë realizuar bashkë ata të dy. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm