Vetëm pak ditë më parë ai krijoi lajm me publikimin e projektit më të ri muzikor.
‘Zemra ime’ titullohet kënga që Kidda publikoi së fundmi e që u prit shumë mirë nga fansat duke grumbulluar afro një milion shikime për vetëm tre ditë.
Por, kjo duket të mos jetë e reja më e fundit nga artisti.
Prive.al ka arritur të mësojë se në Gjermani ai është përfshirë në një zënkë me dy-tre persona të tjerë, incident i cili ka përfshirë edhe Policinë gjermane e cila është dashur të ndërhyjë.
Gjithçka duket të ketë nisur nga provokime dhe fyerje me të cilat është ndeshur gjatë një koncerti Kidda nga grupi në fjalë, fakt i cili ka shërbyer si shkëndijë për të ndezur sherrin.
Prive.al ka arritur të sigurojë edhe një video gjatë kontrollit dhe ndalimit policor i cili duket të mos ketë zgjatur më shumë se 24 orë. /Prive.al