Rihanna ‘ribashkohet’ me Drake

By

Rihanna dhe Drake, të cilët ishin në lidhje në vitin 2016, u ribashkuan në festën e ditëlindjes së reperit të hënën në zonën e Los Angeles, transmeton Klan Kosova.

“Rihanna u paraqit aty dhe qëndroi për disa orë. Ajo ishte me dy femra dhe ishte në tavolinën e Drake”, tha një burim për E!News.

“Ajo dhe Drake po flisnin bashkë dhe po qeshnin. Dukeshin sikur po argëtoheshin së bashku si miq”.

“Rihanna po vallëzonte dhe dukej se ishte në humor të mirë. Drake poashtu ishte i buzëqeshur dhe dukej i emocionuar kur pa që Rihanna erdhi”, vazhdoi burimi.

Nëse nuk e dini, Rihanna është në lidhje me Hassan Jameel që nga viti 2017.

Artikuj të ngjashëm