Nëse ai klip i Meghan Markle duke thënë se nuk është në rregull javën e kaluar ju emocionoi, dokumentari i plotë ITV ku paraqitet ajo dhe Princi Harry duke u bërë më të sinqertë se kurrë në lidhje me vështirësitë e jetës mbretërore ndoshta ju prishë gjithë zemrën.
Meghan dhe Harry janë përballur me një kritikë të fortë këtë vit të kaluar, dhe sipas BBC, ndikimi i dokumentarit të tyre ITV është duke u ndjerë në Pallatin Kensington.
'I really tried to adopt this British sensibility of a stiff upper lip'
The Duchess of Sussex admits she's tried a coping mechanism to manage the pressures that come with marrying Prince Harry #HarryAndMeghan https://t.co/GWs5KfuovM pic.twitter.com/XctGTpk94l
— ITV News (@itvnews) October 20, 2019
Burime direkt nga pallati kanë folur për BBC në lidhje pikpamjen e Princit William. Me sa duket, mbreti i ardhshëm është shumë i “shqetësuar” për Princin Harry dhe shpreson që ai dhe Meghan “të jenë në mirë”.
Përveç shprehjes së shqetësimeve të Princit William, burimi i pallatit gjithashtu hodhi poshtë thashethemet se William është “i zemëruar” me Harry për lëshimin e këtij dokumentari në radhë të pare.
Princi Harry me siguri e tha atë më së miri në dokumentar, megjithëse, kur pranoi se ai dhe William kanë “ditë të mira” dhe “ditë të këqija”, siç bëjnë të gjithë vëllezërit.
“Ne jemi vellezer. Ne do të jemi gjithmonë vëllezër, “tha Princi Harry. “Ne jemi sigurisht në shtigje të ndryshme për momentin, por unë gjithmonë do të jem atje për të, pasi e di se ai do të jetë gjithmonë për mua”.
Burimi: Cosmopolitan.com