Dafina Zeqiri dhe Varrosi po sjellin këngë bashkë, detajet

By

Dafina Zeqiri dhe Varrosi janë bërë bashkë për herë të parë për një këngë e cila do të publikohet së shpejti.

Burime të Prive.al bëjnë me dije se projekti me titull “Ring Ring” ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe gjithçka pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Kjo këngë e këtyre dy artistëve, poashtu dëshmon shoqërinë e Dafinës me Noizyn pasi për javë të tëra, në mediat online u tha se të dy kishin prishur raportet dhe se nuk po flisnin më bashkë.

Nuk ka ende një datë të caktuar për publikimin e projektit megjithatë me sa duket një hit është rrugës për të ‘eksploduar’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm