Në ditëlindjen e Ergi Dinit, Barbana realizon ‘ëndrrën’ e lënë përgjysmë (VIDEO)

By

Nesër në ditëlindjen e Ergi Dinit, Barbana, motra e të ndjerit, do të plotësojë ‘ëndrrën’ e tyre të lënë përgjysmë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instragram, këngëtarja nga Shqipëria, njoftoi të gjithë ndjekësit se do të publikojë këngën e kënduar bashkë me Ergin kur ai ishte gjallë.

“Neser,me 15 Tetor,ne ditelindjen e Ergit vjen bashkepunimi me i rendesishem i jetes time personale dhe artistike!Nje kenge e krijuar nga Ergi ku bashkohemi te dy per here te pare dhe te fundit,ne nje dimension tjeter!🙏🏻😥
Neser,se bashku me Engjellin tim,gjysmen e shpirtit Ergi Dini vjen KU JE?”, ka shkruar Barbana nën videon e publikuar.

Kujtojmë që Ergi humbi jetën vite më parë si pasojë e një aksidenti me motor në Tiranë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm