Vera 2022 do të jetë zjarr me UNUM Festival

By

Për të gjithë ju që akoma nuk keni mundur të vizitoni festivalin më të madh në vend, apo doni të riktheheni sërish – kemi lajmë të mira për ju.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të festivalit në Facebook, u konfirmua edhe edicioni i tretë.

“UNUM Festival, edicioni i parë dhe i dytë i cili u mbajt në plazhet e Shqipërisë, po vjen përsëri me edicionin e tretë.

Prej datës 1 deri më 6 Qershor 2022, me një program si kurrë më parë – emra që ju i doni, emra që ju ka marrë malli t’i dëgjoni dhe emra për të cilët ne ju premtojmë që nuk do t’i harroni kurrë.

6 ditë festë, 3 stages, 24 orë muzikë  dhe aktivitete e ngjarje të ndryshme kulturore.

Më shumë se 70 artistë do të performojnë në festivalin ikonik UNUM Festival”, shkruhet ndër të tjerash në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm