Liam Hemsworth pas ndarjes nga Miley Cyrus, në takim me të dashurën e re

By

Liam Hemsworth duket se është rrugës për ta harruar ish-gruan e tij Miley Cyrus.

Dy muaj pasi ai dhe tashmë ish-gruaja e tij Miley Cyrus njoftuan për ndarjen e tyre, aktori u zbulua në një takim romantik me Maddison Brown të ​​serialit Dynasty.

Liam Hemsworth, Maddison Brown

Në fotografitë e marra nga E! News, të dy u panë duke buzëqeshur ndërsa u nisën për në metro të NYC për të eksploruar qytetin. Sipas TMZ, Liam dhe aktorja 22-vjeçare ecnin dorë për dore nëpër qytet përpara se të ndalonin në lokalin e kafesë Sant Ambroeus.

Që nga ndarja e tij nga Miley, Liam ka mbajtur një profil relativisht të ulët.  Në fund të shtatorit ai zyrtarisht bëri kërkesë për divorc.

Burimi:Eonline.com

Artikuj të ngjashëm