Në një klip të ri nga True Hollywood Story, artisti i grimit me prejardhje shqipëtare Mario Dedivanovic zbulon presionin që dikur mori për të ndërprerë lidhjet me yllin e Keeping Up With the Kardashians.
Dedivanovic së pari filloi të punojë me Kardashian në 2008, shumë kohë para fillimit të perandorisë së saj KKW Beauty.
Dhe ndërsa 36-vjeçari guru i grimit kishte një ndjenjë të mirë për yllin, të tjerët në jetën e tij u përpoqën ta pengojnë atë të bashkëpunojë me Kim. “Bota elitiste, ata nuk i vlerësonin njerëzit si yjet e realitetit,” tha Mario.
“Unë kisha një agjent që kërkonte që unë të ndaloja së punuari me të.” Per Dedivanovic, agjenti i tij në atë kohë mendonte se Kardashian kurrë nuk do të arrijë asgjë dhe do të pengojë karrierën e Mario.
“Ata thanë se, Ajo kurrë nuk do të jetë e suksesshme. Dhe ti do të shkosh poshtë me të dhe do të humbasësh tërë karrierën tënde, ” kujton Dedivanovic. “Por, unë e dija në zemrën time që nuk ishte e vërtetë.”
Fatmirësisht, ky agjent ishte plotësisht i gabuar në lidhje me marrëdhëniet e punës të Mario dhe Kim. Mario ka vazhduar të punojë me yje si Jennifer Lopez, Ariana Grande, Chrissy Teigen, Priyanka Chopra, etj.
Për të mos përmendur, bashkëpunimi e tij me KKW Beauty, koleksion ky që u shit në të gjithë botën.
Burimi: Eonline.com