E thotë Era: Jam ‘psikopate’

By

Këngëtarja më IN e momentit, Era Istrefi përpos muzikës dihet tash e një kohë se pasion e ka edhe psikologjinë.

E pikërisht një studim i kësaj fushe i ka tërhequr vëmendjen Erës. Në një postim në Instagram ajo ka ndarë me fansat një informacion se personat që shkrepin shumë selfie kanë më shumë mundësi të shfaqin gjurmë psikopatike.

‘Me gjasë, unë jam një psikopate’ – thotë Era bazuar në faktin se shumicën e fotove i ka të kësaj forme.

Ndryshe, këngëtarja po shijon suksesin e projektit muzikor ‘Bonbon’ që u lançua në ditën e parafundit të 2015-tës dhe që po pëlqehet mjaft shumë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm