Ashtë një e vërtetë në fotografinë e portreteve që qindra imazhe duhet të shkrepen me qëllimin për të kapur vetëm një që konsiderohet e përsosur pra kur yjet rreshtohen dhe çdo element, nga shprehja e subjektit tek ndriçimi dhe inkuadrimi, ndërthuret për të krijuar një momenti “wow”.
Sa për fotot e tjera që nuk mbërrijnë këtë nivel përsoshmërie? Ato mund të jenë të varrosura në një hard disk kompjuteri, ose në rastin e printimeve, në një sirtar diku të harruara nga koha.
Tani puna e gjashtë fotografëve që kapën imazhe të Audrey Hepburn ndër vite është mbledhur në një libër të ri, jo vetëm duke treguar sesi bukuroshja e njohur rrallë herë nxirrte një foto të keqe, por edhe duke gjurmuar rrugëtimin e jetës së saj në dhe jashtë grupe filmash, pasi ajo evoluoi nga një gamë rinore në një ikonë të besueshme.
Libri i quajtur “Always Audrey: Six Iconic Photographers. One Legendary Star” del në shitje me datën 15 tetor dhe përmban fotografitë e Lawrence Fried, Norman Parkinson, Milton H. Greene, Douglas Kirkland, Terry O’Neill dhe Eva Sereny dhe ofron anekdota të pas-skenave mbi përvojat e tyre duke punuar me Hepburn.
Burimi:Hollywoodreporter.com