Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën pa asnjë incident serioz që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve. Dalja në këto zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara, 43%, apo rreth 800 mijë votues nga 1.9 milion sa kishin të drejtë vote, njoftuan vëzhguesit e organizatave vendase të zgjedhjeve.
Dhe ishin pikërisht këto zgjedhje që bënë që Kosova të shihet më një sy tjetër. Shumë të famshëm, politikanë e njerëz të popullit uruan Kosovën për qytetarinë e treguar në këto zgjedhje.
Ndër ta ishte edhe Rozana Radi, e cila në një insert të shkëputur nga emisioni i saj ‘Boom’, uroi Kosovën bashkë me këngën e Sabri Fejzullahut ‘Atje është Kosova’.
‘Urime Kosovë! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës për gjithë qytetarinë e treguar në këto zgjedhje.” – shkroi ajo nën videon që postoi në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al