Nga ndarja me babain e vajzës, Kylie Jenner me ish të dashurin në një klub

By

Klubi i natës Hyde në West Hollywood ishte vendi që motrat beqare Kardashian-Jenner  kishin zgjedhur për të kaluar të Shtunën  e si duket edhe ish të dashurit e tyre kishin bërë zgjedhjen e njejtë.

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian kishin një natë vajzash në Hyde, të shoqëruar nga ish-shoqja e yllit Catherine Paiz dhe një truprojë.

Kylie Jenner, Tyga

Gjithashtu i pranishëm në klub ishte edhe ish-i dashuri i Kylie, Tyga, i cili rreth një orë më vonë u largua me mikun Alexander Edvard, të dashurin e Amber Rose.

Khloe Kardashian

Lamar Odom, ish-burri i Khloe, u pa duke lënë Hyde me të dashurën, Sabrina Parr. Khloe u nis rreth 20 minuta më vonë, sipas E! News është e paqartë nëse yjet e Keeping Up With Kardashians kanë biseduar me ish-at e tyre.

Lamar Odom, Sabrina Parr

Kylie ishte duke buzëqeshur tërë kohën në vendin e ngjarjes, e veshur me një fustan rozë.

Khloe, e cila u nda nga Lamari në vitin 2016 dhe disa muaj më parë u nda nga Tristan Thompson, kishte veshur një veshje të zezë.

Kjo natë vjen pas ndarjes së Kylie-it dhe reperit Travis Scott, të cilët kanë një vajzë 1 vjeçare, Stormi Webster.

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm