Gashi feston ditëlindjen – kaq vite mbushi reperi shqiptar

By

Labinot Gashi – i njohur në publik si GASHI, ka lindur më 4 tetor të vitit 1989 duke mbushur plot 30 vjet.

Artisti me origjinë nga Kosova jeton në Brooklyn të New York-ut.

Ai ka lindur në Libi nga prindër shqiptarë. Duke lëvizur nga një vend në një tjetër, kryesisht në Evropë, reperi dhe familja e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 1990, përfundimisht duke banuar në Brooklyn.

Gashi iu drejtua muzikës shumë vjet më parë dhe arriti që sot të jetë në top listat më të njohura në botë me hitet dhe bashkëpunimet e tij.

Së fundmi, reperi lëshoi albumin e parë i cili po ecën mirë pas bashkëpunimit të tij me DJ Snake me titull “Safety”.

Gëzuar ditëlindjen Labinot – GASHI, edhe 100 të tjera./Prive.al

Artikuj të ngjashëm