Tre arsye të forta pse duhet të zihesh me partnerin

By

Shumë çifte mendojnë se mungesa e zënkave është shenjë e një lidhjeje të shëndetshme, por në fakt janë konfliktet që forcojnë një çift. Leximi i mendjes dhe shmangia janë strategjitë e zakonshme që përdorin çiftet për të parandaluar sherret, veçanërisht nëse janë rritur duke neglizhuar emocionet e veta. Studimet e fundit tregojnë se strategji të tilla nuk funksionojnë për shumë gjatë dhe se sherret, sado të dhimbshme të forta të jenë, rrisin nivelin e empatisë tek partnerët.

Ekziston një cikël i shenjtë që karakterizon gjithë lidhjet e shëndetshme dhe jetëgjata. Pikërisht për këto 3 arsye, konfliktet i bëjnë mirë raportit në çift.

Harmonia

Harmonia është faza që përjeton shumica e marrëdhënieve në mënyrë episodike, kur nuk ka asnjë konflikt specifik që i ndan ata në dy. Kur jeni në harmoni me njëri-tjetrin, jeta në çift i ngjan një ekipi të fortë. Ka momente acarimi dhe frustrimi, por përgjithësisht ndiheni shumë mirë bashkë.

Fatkeqësisht kjo fazë nuk zgjat gjithmonë. Mund të jetë jeta e përditshme që e largon harmoninë nga çifti juaj, për t’ja lënë vendin fazës së dytë: shkëputjes

Shkëputja

Kjo është pjesa më sfiduese dhe e vështirë në një marrëdhënie. Eshtë faza të cilën shumë çifte përpiqen shumë ta shmangnin, por nga ana tjetër është e rëndësishme të përjetohet për të pasur një martesë të lumtur. Në mënyrë absolute duhet ta kaloni, për të patur sërish harmoninë që kishit.

Rregullimi “i dëmit”

Gjatë kësaj faza, pavarësisht ndjesive tuaja apo dhimbjes të dy përpiqeni për ta rregulluar çfarë u shkatërrua, për aq kohë sa mes jush nuk ka sjellje abuzive. Gjatë ndarjes/shkëputjes ju ndiheni të inatosur, të lënduar, gjykuar dhe pa shpresë. Të gjitha këto ndjesi janë normale, kanë vlerë dhe kuptim. Duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur për t’i rregulluar dhe pranuar problemet për të shkuar sërish në harmoni të plotë.

Takimi i mendjeve mes një çifti ndodh kur ti kupton çfarë ai/ajo ndjen ose mendon dhe pse. Nuk është e thënë të ndiheni/mendoni si ata. Mjafton t’i kuptoni dhe të merrni të njëjtën gjë në këmbim.

Artikuj të ngjashëm