Pas njoftimit se do të jetojë në Berlin, Fero jep lajmin e ri

By

Javë më parë, Fero njoftoi se është ndarë nga On Records, kompania nga e cila u menaxhua për disa vjet.

Pas këtij lajmi, reperi deklaroi përmes rrjeteve sociale se ka anuluar të gjitha koncertet në vijim duke mos dhënë ndonjë arsye veçse do të kthehej me diçka speciale.

Jo shumë ditë më vonë, ai zbuloi se tani e tutje do të jetojë në Berlin të Gjermanisë dhe se kishte nënshkruar një kontratë të re.

Së fundmi, Fero postoi një fotografi në Instagram për të njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se diçka e re është shumë afër publikimit.

“A jeni gati?”, ka shkruar ai poshtë imazhit të tij.

Artisti nuk zbuloi shumë veçse një gjë është e sigurt, fansat e tij do të gëzohen pas këtij postimi./Prive.al

View this post on Instagram

A JENI GATI ? 🔥😈🔥

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

Artikuj të ngjashëm